Bardhi: Isha admirues i gjuatjeve të lira të Kristiano Ronaldos

Futbollisti shkupjan i skuadrës së Levantes, Enis Bardhi para sfidës me Real Madridin në kampionatin spanjoll La Liga, ka dhënë një intervistë për njërën prej mediave më gjigande në Spanjë, “AS”. Ai ka folur për ndeshjen e nesërme ndaj Realit, për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira si dhe krahasimet me Mesin.

“Për ne është e rëndësishme ta nxjerrim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje. Deri tash nuk kam luajtur kundër Real Madridit, besoj se mund ti ndihmojë skuadrës. Nëse luajmë mirë, mundemi të fitojmë ndaj secilit kundërshtarë. E dimë se ndodhen në seri negative të rezultateve dhe ne mund të përfitojmë nga kjo. Nuk është e lehtë të luhet kundër Betisit, Alavesit ose Real Madridit, kemi momente të mirë dhe të këqija, futbolli është i tillë”, thotë Bardhi.

I pyetur për sistemin e ri të trajnerit Pako Lopes “3-5-2”, shkupjani është shprehur se nuk i pengon dhe për të nuk ka asnjë problem dhe mundet të luajë në shumë pozicione.

“Unë mund të luaj në shumë pozicione, pa problem. Por ajo që bëj më mirë është një mesfushor, si numri ’10’. Por më pëlqen të luaj futboll dhe është e vërtetë se kjo mënyrë e lojës mund të ndihmojë për të dhënë më të mirën për skuadrën”

Gjuajtjet e lira janë specialiteti juaj apo?

“Gjithmonë e them se nëse stërviteni shumë, do të jeni më të mirë çdo ditë. Unë jam asaj rruge, stërvitem dhe përmirësohem. Ai është çelësi që arrita ti shënojë golat. Patjetër është të kenë një ndjenjë kur i ekzekutoni gjuajtjet e lira. Si fëmijë para stërvitjes, merrja nga 10 topa dhe ekzekutojsha gjuajtje të lira te goli. Si fëmijë e shikoja Kristiano Ronaldon derisa ishte në Mançester Junajted. Ato gjuajtje nuk më ndihmuan shumë, pasi ose do të ishte super-gol ose huqje e madhe. Por, ndodh njëherë apo dyherë në sezonë. Mendoj se gjuajtjet e mia janë më të mira, pasi shkojnë gjithmonë kah porta”.

-Sezonin e kaluar ishe vetëm një gol pas Mesit në kuadër të më të mirëve për ekzekutimin e gjuajtjeve të lira. Krahasim i bukur?

“Po, krahasim i bukur. Këto statistika më japing shumë motivim. Të jesh së bashku me Mesin të bën të vazhdoni të punoni dhe të avansoheni edhe më shumë. Jo vetëm në gjuajtjet e lira, por në të gjitha segmentet e futbollit”.

Leave a Reply