Enis Bardhi me Levanten mposhtin Real Madridin në “Santiago Bernabeu” 

Futbollisti nga Shkupi Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten kanë fituar Real Madridin në stadiumin “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të në kampionatin e La Ligas. Levante brenda 13 minuta lojë demoloi “Mbretërit” me golat e Moralesit në minutën e 6-të dhe Roxherit 7 minuta më vonë, me këtë të fundit që gjeti rrjetën përmes pikës së bardhë. Në realitet, ishte VAR që përcaktoi penallti për skuadrën nga Valencia, pasi paraprakisht u aludua në prekje me dorë jashtë zonës, të cilën e mori përsipër Bardhi për ta ekzekutar, ku ishte pozitë ideale për shkupjanin.

Gjithsesi Reali u mundua që të barazojë shifrat, por vetëm goli i Marselos në minutën e 72-të nuk mjaftoi për madrilenët, që u mposhtën në shtëpi dhe mbesin në kuaotën e 14 pikëve, ndërsa Levante e shqiptarit me këtë fitore rrumballakson 13-të, një më pak se Reali./InfOSport.mk

Leave a Reply