Derbi Tirana-Partizani, përplasen tifozët para fillimit të ndeshjes

Edhe pak minuta kanë mbetur deri në fillimin e derbit midis Tiranës dhe Partizanit, teksa është regjistruar edhe incidenti i parë, ku në qendër të vëmendjes ishin tifozëritë e të dyja skuadrave.

Derisa lojtarët ishin duke bërë nxehmjen, tifozeritë e të dyja skuadrave u përplasën njëra më tjetrën.

Nga kjo përplasje ka pasur edhe tifoz të dëmtuar nga sendet e forta, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia për të marrë situatën në kontroll. Pas intervenimit të uniformave “blu” shumë tifozë u arrestuan, ndërsa siç raportojnë mediat në Shqipëri, ndeshja nuk do të nis derisa policia të ketë kontrollin e plotë mbi gjendjen e krijuar në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Leave a Reply