Pamje nga aksidenti ku humbi jetën Kobe Bryant

Kobe Bryant raportohet se ka humbur jetën në një përplasje me helikopter në Calabasas, California , të Dielën në mëngjes (sipas kohës lokale).

Vdekja e yllit të basketbollit u konfirmua nga mediumi amerikan, TMZ, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre Bryant po udhëtonte me katër persona të tjerë në helikopterin e tij privat kur u rrëzua, duke vrarë të gjithë personat në bord.

18 herë pjesë e NBA All-Star kaloi karrierën e tij 20 vjeçare me Lakers, duke fituar pesë kampionate të NBA para se të pensionohej në vitin 2016.

Ai ishte basketbollisti i parë në histori që luajti 20 sezone në NBA.

Më poshtë pamje të helikopterit të rrezuar. /IndeksOnline/

Leave a Reply