Eden Hazard operohet me sukses

Eden Hazard nga sot do të nisë me procesin e rikuperimit për t’u rikthyer në fushë para fundit të sezonit në Spanjë.

Sezon për t’u harruar, kështu mund të quhet aventura e Eden Hazard me Real Madridin që në vitin e parë në Spanjë.

Lëndimet ia kanë pamundësuar atij të luajë në formë dhe të paraqitet në shumë ndeshje deri më tani dhe duket se do të mungojë deri në fund të sezonit.

Hazard, që ka probleme me kyçin e këmbës së djathtë, është operuar me sukses dhe tani objektivi është të punojë sa më shumë për t’u rikthyer në fushë para fundit të sezonit.

Reali ka konfirmuar se operimi është kryer në SHBA, në Dallas në prani të mjekësve të Madridit dhe nga sot belgu do të nisë me procesin e rikuperimit.

15 ndeshje dhe vetëm një gol, statistikat janë të tmerrshme për një futbollistë për të cilin Reali i Madridit ka paguar mbi 100 milionë euro.

Leave a Reply