Rrogë 400-500 euro në muaj + akomodim, klubi bullgar kërkon futbollistë në Facebook

Merkato përmes rrjeteve sociale. Po, po….po ndodh edhe kjo me klubin e divizionit të dytë bullgar, Spartak Varna, klub ky që po kërkon futbollistë të rinj përmes facebook.

Klubi bullgar është në kërkim të një mbrojtësi qendror, i cili mund të përshtatet në 3-5-2 të trajnerit Kyriakos Georgiou. Ishte ky i fundit që së pari publikoi një ofertë pune në Facebook, dhe më pas në Linkedin për ata që dëshirojnë të aplikojnë për të luajtur për Spartak Varna.

Propozimi parashikon një periudhë prove për klubin bullgar. Banesa e paguar nga kompania dhe paga mujore që varion midis 400 dhe 500 euro. Shkurt, gjuetia është e hapur, për këdo që dëshiron të aplikojë, përfshirë këtu edhe futbollistët nga vendi ynë.

Leave a Reply