Shaqiri: Pata ofertë nga jugu, investimet në Shqipëri më të mëdha se në Maqedoni

Ish-trajneri i Shkëndijës dhe Kukësit, Artim Shaqiri ditë më parë në emisionin “Ora Sport”, ka pranuar se ka pasur një ofertë nga Superiorja e cila nuk u konkretizua për shkak të pandemisë.

“Unë pata një ofertë nga jugu por për shkak të pandemisë nuk arritëm. Ndërsa Kukësin nuk e kam harruar kurrë. Kam kaluar një periudhë shumë të mirë. Ekipi ishte solid. Ishte një grup që së bashku arritëm deri në finale. Luftonim bashkë për të arritur titullin kampion” – është shprehur Shaqiri, i cili gjithashtu ka folur edhe për futbollin në Maqedoni dhe Shqipëri.

Të them të drejtën futbolli në Shqipëri është më aktual se në Kosovë dhe Maqedoni. Investimet janë më të mëdha, emisionet sportive që gati në çdo ndeshje bisedojnë për çdo rast” – përfundoi Shaqiri.

Leave a Reply