Muhamed Useini paralajmëron Prishtinën, 3 pikët mbeten në Gjilan

Mesfushori tetovar i Gjilanit, Muhamed Useini e ka komentuar ndeshjen kundër FC Prishtinës, e cila luhet nesër në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Në stadiumin e qytetit në Gjilan, në pasditën e nesërme, Gjilani është nikoqir i klubit kryeqytetas, në një përballje mes pretendentëve për titullin kampion.

Muhamed Useini pret angazhim maksimal nga bashkëlojtarët dhe 3 pikë nga kjo ndeshje.

Si në çdo ndeshje, edhe nesër Gjilani futet për tri pikë. Me një angazhim maksimal, shpresoj se tri pikët do të mbeten në Gjilan edhe pse pse përballë kemi një skuadër mjaft cilësore”, deklaroi Useini për “Zerin”.

Derisa për titullin kampion po luftojnë Drita, FC Prishtina, Ballkani dhe Gjilani, Useini thotë se skuadra që di më mirë t’i menaxhojë ndeshjet, do të shpallet kampion.

Besoj se të gjitha skuadrat i kanë gjasat e njëjta sepse dallimi në mes katër skuadrave lart është shumë i vogël. Skuadra e cila do t’i menaxhojë më mirë ndeshjet direkte, do të shpallet kampion”,potencoi Muhamed Useini.

Ndryshe, pas 28 javësh, FC Prishtina renditet në vendin e dytë në tabelë me 57 pikë, kurse Gjilani në vendin e katërt me 55 pikë.

Lider i renditjes tabelore në elitën e futbollit kosovar vazhdon të jetë Drita e Ardian Nuhiut, me 61 pikë të tubuara.

Leave a Reply