E bujshme, Allegri merr drejtimin e Romës!

Masimiliano Alegri prej më shumë se një viti është i papunë, kur u largua nga drejtimi i kampionëve të Juventusit.

Megjithatë duket se trajneri italian është gati t’i japë fund papunësisë, teksa pritet të marrë drejtimin e skuadrës së njohur të “Serie A”, Roma.

Është vetë presidenti i ri i “verdhekuqve”, Dan Friedkin që ka projektuar ish-trajnerin e Milanit dhe Juves në krye të skuadrës “romake”, pasi i njëjti nuk është aspak i kënaqur me punën që po bënë trajneri aktual, Fonseka.

Kështu sipas asaj që raportojnë mediat italiane, numri një i Romës, Dan Friedkin po mendon shkarkimin e Fonsekas, duke i besuar postin e trajnerit Allegrit.

Madje sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, kontaktet e para mes Alegrit dhe presidentit të Romës kanë nisur, ashtu që ditëve në vijim pritet që të ketë edhe ndonjë zhvillim.

Leave a Reply