Plas te Kosova, sulmuesi nuk do luaj më sa të jetë trajner Çalandes!

Problemet e brendshme te Kosova po shtohen pas zhgënjimit në ndeshjet e fundit, sidomos në atë gjysmëfinale për edicionin e kaluar kundër Maqedonisë së Veriut. Futbollisti i Dinamo Zagrebit, Lirim Kastrati po mendon të mos aktivizohet me “Dardanët” për sa kohë ekipi përfaqësues do të drejtohet nga zvicerani, Bernard Çallandes, bënë të ditur “Periskopi”.

Megjithëse ai ka pranuar të jetë zgjedhje e tretë pas Milot Rashicës dhe Lirim Zenelit, fakti që nuk është aktivizuar si titullar edhe kur dy lojtarët e tjerë kanë munguar ose nuk kanë qenë në dispozicion (16 minuta ndaj Maqedonisë së Veriut dhe 13 minuta kundër Sllovenisë), minutazhi i pakët e ka lënë të pakënaqur futbollistin e kampionëve të Kroacisë.

Ky i fundit po mendon vendimin ekstrem që në të ardhmen mos të ju përgjigjet pozitivisht ftesave të teknikut Çallandes në të ardhmen.

Leave a Reply