Njihuni me futbollistin që ka zhvilluar plotë 150 ndeshje dhe asnjëherë nuk është ndëshkuar me kartonë

Zheremi Boga është një futbollistë nga i cili të tjerët duhet ta marrin shembull, për sa i përket disiplinës. 23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, i cili aktualisht aktivizohet te skuadra e Sasuolos në Serie A, ka luajtur më shumë se 150 ndeshje si profesionist, me skuadra si Çelzi, Granada, Ren, Birmingham dhe Sasuolo, teksa kurrë nuk është ndëshkuar me karton të verdhë apo dhe të kuq.

Boga përveç se me disiplinë të admirueshme, është dhe një futbollist tepër cilësor, duke bërë shpeshherë diferencën te skuadra e tij e Sasuolos, me shpërthimet fantastike dhe golat e realizuar.

23-vjeçari ka cilësi të shkëlqyera teknike, duke u hapur shumë punë mbrojtësve kundërshtarë.

Leave a Reply