Struga Trim Lum bënë për vete Besir Isenin!

Struga Trim Lum ka bërë edhe goditjen e tretë në merkaton e janarit, teksa sot ka prezantuar mbrojtësin 20-vjeçar, Besir Iseni, njofton “infOSport.mk”.

Iseni te Struga Trim Lum vjen nga rradhët e Vëllazërimit, ndërsa i njëjti përveç që luan si mbrojtës i fundit, i njëjti mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

Iseni me skuadrën strugane ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, njëjtë sikurse edhe portieri Metodija Velkovski, i cili ditë më parë iu bashkua Struga Trim Lum nga ekipi i Osogovës.

Ndryshe Struga Trim Lum gjatë këtij afati kalimtarë kishte angazhuar edhe mesfushorin serb, Nemanja Bosançiç, i cili me ekipin strugan ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Struga Trim Lum ndeshjen e parë të stinorit pranveror do ta zhvillojë nesër (e diel) kundër Makedonija GJ.P në stadiumin e qytetit në Strugë me fillim në ora 14:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply