Deklarata e trajnerit të Struga Trim Lum pas ndeshjes me Renovën

Struga Trim Lum dhe Renova barazuan pa gola në Strugë, që njëherit ishte ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave që u mbyll pa asnjë gol, nga gjithsej 11 ndeshje zyrtare. Sipas trajnerit të skuadrës vendase, Srgjan Zaharievski, epilogu përfundimtarë i këtij takimi është i realt, duke pasur parasysh se të dyja skuadrat në këtë ndeshje u futën me shumë rezerva, kjo edhe për shkak rëndësisë së pikëve.

“Ndeshje, në të cilën të dyja ekipet u futën me shumë rezerva, ndërsa me një qasje të tillë në lojë, është shumë e rëndë që të krijohen shumë raste për gol, pasi të dyja ekipet sikur prisnin gabimin e kundërshtarit. Një ndeshje e rëndë psikologjike, ku ndarja e pikëve është epilogu më real” – tha Srgjan Zaharievski.

I pyetur nëse Struga Trim Lum do të kërkojë Europën, trajneri i Struga Trim Lum tha se me këtë gjë nuk ngarkohet shumë.

“E kemi thënë, se në çdo ndeshje do të luajmë për fitore, dhe se një qëllim i tillë nuk na ngarkon shumë” – përfundoi Zaharievski.

Struga Trim Lum pas 23 xhirove të kaluara numëron 34 pikë, dhe aktualisht ndodhet në pozitën e katërt.

Leave a Reply