E shëmtuar, në Kosovë përleshen futbollistët, në Shqipëri nga tribuna goditet trajneri i Partizanit! (VIDEO)

E mërkura po sjellë ndeshje futbolli në elitën e futbollit shqiptarë, por njëkohësisht edhe atë të Kosovës, njofton “infOSport.mk”.

Duke pasur parasysh rëndësinë e pikëve, ndeshja e javës së 31-të midis Ballkanit dhe Llapit në Suharrekë në disa raste gjatë pjesës së parë solli disa përleshje mes futbollistëve, me ç’rast erdhi edhe reagimi i drejtuesve të skuadrës nga Podujeva. Ata përmes faqes zyrtare kishin shkruar se janë sulmuar futbollistët dhe zyrtarët e klubit pas përfundimit të pjesës së parë.

E gjithë kjo kishte bërë që ata të pyesin veten nëse janë në Suharrekë, apo në Serbi.

Ndërkohë një episod i paprecedentë ka ndodhur në fundin e pjesës së parë, në ndeshjen e javës së 30-të në Superlilgën e Shqipërisë, midis Partizanit dhe Laçit, në stadiumin e këtyre te fundit.

Menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, nga tribuna qendrore në drejtim të pankinës së kuqe janë hedhur sende të forta.

Një prej tyre ka kapur në kokë zv.trajnerin e Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është rrëzuar në tokë dhe menjëherë i vjen në ndihmë stafi mjekësor.

Leave a Reply