U përplas në stërvitje me trajnerin, Zinedin Zidan merr vendimin drastik

Real Madrid do të luajë sonte kundër Granadas ndeshjen e javës së 36-të në La Liga, ndërsa një mungesë e rëndësishme për këtë ndeshje, do të jetë, ajo e brazilianit Marselos.

Mbrojtësi i krahut të majtë nuk është grumbulluar fare nga trajneri Zinedin Zidan për këtë ndeshje.

Një përplasje në stërvitje mes tyre është bërë shkak që francezi të marrë vendimin drastik për të.

Sipas “Goal.com”, ai ka debatuar ashpër me trajnerin e madrilenëve gjatë seancës stërvitore. Kësisoj 33-vjeçari nuk do të jetë sot në fushë kundër Granadas, që javë më parë surprizoi Barcelonën në “Kamp Nou”.

Mbetet të shihet nëse futbollistët e Granadas kanë forcë për të përsëritur edhe një rezultat tillë.

Leave a Reply