Konor pësoi dëmtim të frikshëm, largohet me barrelë (VIDEO)

Irlandezi Konor MekGregor ka humbur duelin e peshave të lehta në UFC përballë amerikanit Dustin Poirier. Në Las Vegas, sfida është vendosur nga KO teknik, pasi irlandezi pësoi një dëmtim të frikshëm në kyçin e këmbës.

Në duelin e tretë mes tyre, MekGregor ka vendosur këmbën keq, duke nxjerrë kyçin në ring qysh në raundin e parë. Irlandezi nuk ia ka dalë dhe ka kërkuar që ndeshja mos ketë fitues, teksa është vendosur nga gjyqtarët një KO teknik, me fitoren që ka shkuar për Dustin.

MekGregor është larguar me barrelë nga ringu, teksa ka pasur të shara mes dy luftëtarëve. Tanimë Dustin ka mundësi për të fituar titullin kampion në peshat e lehta, teksa ka 28 fitore, 6 humbje dhe 1 ndeshje pa rezultat, kundër 22 fitoreve dhe 6 humbjeve të MekGregor.

Leave a Reply