Mbyllet me barazim finalja, Angli-Itali! Do kemi vazhdime (VIDEO)

Gjithë sytë e Botës janë të përqëndruara në Londër për momentin, aty ku vetëm disa minuta më parë u mbyllën 90-të minutat e rregullta nga finalja e madhe e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë, njofton “infOSport.mk”.

1:1 u mbyll koha e rregullt, ashtu që edhe finalja do të ketë vazhdime, si pjesë më e madhe e ndeshjeve të nokaut fazës në këtë event të rëndësishëm futbollistik.

Luk Shou çoi peshë anglezët që në minutën e dytë, kur arriti të mposhtë portierin Donaruma. Tripier nga e djathta bëri një super harkim në shtyllën e dytë, aty ku futbollisti i “Djajve të Kuq” nuk fali dhe shënoi një super gol me të majtën e tij.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 67-të, kur mbrojtësi i Juves, Leonardo Bonuçi pas një tollovie të shfaqur para portës së Pikford, arriti që të mposht këtë të fundit, që deri në ato momente ishte thjeshtë i pamposhtur.

Me intervenimet e tij të shkëlqyeshme, Pikford vazhdoi edhe në vijim të takimit, që nuk prodhoi gola, ashtu që të njëjtit i presim në vazhdime, ndërsa nëse jo edhe në 30 minutat që vijojnë, atëherë me siguri do i shohim përmes penaltive. (infOSport.mk)

Leave a Reply