Senhor rikthen epërsinë e FC Shkupit, “Shvercerat” festojnë nga jashtë stadiumit (VIDEO)

Pas 10 minutave të zhvilluara në pjesën e dytë, FC Shkupi ka rikthyer epërsinë ndaj Skopjes (1:2), në ndeshjen e vlefshme të javës së 16-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fhalë po zhvillohet në stadiumin në lagjen e Autokomandës, ndërsa e njëjta hasi në probleme që para startit të saj, kur janë në pyetje tifozët. Ekipi vendas kishte vendosur që mos të lejojë prezencën e “Shvercerave” brenda stadiumit, gjë kjo që shkaktoi revoltë në mesin e tifozëve mysafir, të cilët kërkonin arsye për këtë ndalesë.

Mirëpo pavarësisht kësaj ndalese, “Shvercerat” treguan edhe njëherë tjetër dashurinë e madhe që kanë ndaj klubit, duke vendosur që të përkrahin skuadrën e tyre të zemrës nga jashtë.

Kështu goli i dytë i Faustin Senhor në minutën e 55-të solli shumë gëzim në mesin e tyre, njëjtë sikurse edhe goli i parë i shënuar nga Fredy Alvarez në minutën e 7-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply