Ish futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazlagiç vazhdon karrierën në Poloni

Ish futbollisti i Shkëndijës, Enis Fazlagiç, karrierën e tij do ta vazhdojë në Poloni, te një ndër skuadrat më të njohura të këtij vendi, Visla Krakov, njofton “infOSport.mk”.

Fazlagiç te Visla Krakov transferohet nga rradhët e sllovakëve të Zhilinës, te e cila skuadër ishte transferuar verën e vitit 2018-të.

Me këtë skuadër, Fazlagiç kishte kontratë deri në fund  të vitit 2022, ashtu që për prishjen e kontratës së tij me Zhilinën, “infOSport.mk” mëson se skuadra sllovake ka përfituar një dëmshpërblim prej 500 mijë eurosh.

Përveç kësaj, ekipi i Zhilinës ka mbajtur të drejtën e 20% nga transferimi i rradhës së Fazlagiç, i cili te skuadra e njohur polake u transferua me ndërmjetësimin e menaxherit tetovar, Shaqir Rexhepi.

Ndryshe shkupjani, Fazlagiç me Visla Krakov ka nënshkruar kontratë për 4 vite e gjysmë. (infOSport.mk)

Leave a Reply