Pamje të reja nga kaosi para finales, polici i hedh sprej në sy tifozit me biletë në dorë (VIDEO)

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpullit dhe Real Madridit të shtunën mbrëma u përcoll edhe me incidente jashtë stadiumit në prag të ndeshjes.

Tifozë të shumtë u futën pa bileta në stadium, derisa disa prej atyre që kishin marrë biletat mbetën jashtë, andaj për të qetësuar situatën e dalur jashtë kontrollit, policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe sprej ndaj tifozëve anglezë.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet teksa një polic francez i hedh sprej në sy tifozit të Liverpullit, edhe pse ky i fundit në mënyrë shumë korrekte po priste rend me biletën në duar.

Kjo ishte ndër arsyet pse tifozët anglezë ishin të tensionuar me veprimet e policëve francezë.

Gjatë mbrëmjes, Liverpulli njoftoi gjithashtu se do të kërkonte hetim për gjithçka që ndodhi para finales së 28 majit, në të cilën në fund Reali i Madridit triumfoi me rezultatin minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Vinicius në minutën e 59-të.

Leave a Reply