Njihuni me goleadorin e Cërnilishtes Erxhan Ibraimi, 156 gola në 148 ndeshje!  

Besart Ibraimi mbret i golave në Ligën e Parë, deris një tjetër futbollistë me të njëjtin mbiemër, Erxhan Ibraimi, është mbreti i golave të shënuar në Ligën e tretë – Jug, njofton “infOSport.mk”.

Bëhet fjalër për një futbollistë 26-vjeçar, që mbron ngjyrat e skuadrës së Cërnilishtes, vendlindjes së reprezentuesit Ezgjan Alioski.

Erxhan Ibraimi gjatë gjithë karrierës ka luajtur me ekipin e vendlindjes së tij, edhe atë duke filluar nga sezoni 2015/2016.

Në edicionin e tij debutues, Erxhan Ibraimi si 20-vjeçar në 8 ndeshjet e “play-off” me fanellën e Cërnilishtes kishte realizuar 8 gola, për të shpërthyer menjëherë në ndeshjet e edicionit 2015/2016, kur në 12 ndeshje kishte realizuar 14 gola.

Sezoni 2016/2017, ishte më i suksesshmi për Ibraimin me fanellën e Cërnilishtes, kur në 26 ndeshje kishte realizuar 30 gola, derisa në edicionin 2017/2018, Ibraimi kishte arritur shifrën e 25 golave të shënuar.

Këtë shifër e përsëriti edhe në sezonin 2020/2021, nga 19 gola kishte realizuar në edicionet 2018/2019 dhe 2019/2020, derisa në edicionin e fundit, 2021/2022, goleadori i Cërnilishtes në 22 ndeshje, kishte realizuar 21 gola.

Vërtetë shifra impresionuese për Ibraimin e Cërnilishtes, i cili në këtë mënyrë mund të zgjojë edhe interesimin e disa prej skuadrave që garojnë kategori më lartë, e sidomos në këtë  periudhë kur merkatoja është aktive. (infOSport.mk)

Leave a Reply