Ndodhi edhe kjo, ndeshja për të prekurit nga tërmeti në Turqi, solli edhe përleshje mes tifozëve!

Ndeshja miqësore mes ekipeve turke të Koxhaelisporit dhe Sakarjasporit, që kishte për qëllim për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmetet e fuqishme, degjeneroi në përleshje të dhunshme mes tifozëve në tribunat e stadiumit.

Një tifoz hyri në fushë nga tribuna ku qëndronin mbështetësit e Sakarjasporit dhe vrapoi më pas në drejtim të tifozëve kundërshtarë, duke nisur përleshjen.

Forcat e sigurisë ndërhynë shpejtë, duke arrestuar me dhjetëra tifozë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply