Hidhet shorti i “Copa America 2024”, Argjentina dhe Brazili mund të takohen vetëm në finale

Është hedhur shorti i edicionit të 48-të, “Copa America 2024”, i cili do të organizohet në SHBA nga data 20 qershor, deri me datë 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Argjentina është skuadra kampione në fuqi, teksa mbajnë rekordin bashkë me Uruguajin me nga 15 trofe, me Brazilin që i ndjek nga pas me 9 trofe.

Për herë të dytë në histori – si në vitin 2016 – në Kupën e Amerikës do të marrin pjesë 16 skuadra kombëtare. 10 nga CONMEBOL (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut) dhe 6 nga CONCACAF (Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Shoqatës së Futbollit të Karaibeve).

Grupe aspak të lehta për Argjentinën dhe Brazilin, që përballë tyre mund të ndeshen vetëm në finalen e madhe, e cila në program do të jetë me datë 14 korrik  “Hard Rock Stadium”, në Florida.

Më poshtë mund të shihni të gjitha 4 grupet, me Argjentinën që bënë pjesë në grupin “A”, bashkë edhe me Perun, Kilin dhe njërën nga kombëtaret midis Kanadasë dhe Trinidad Tobagos, derisa Brazili ndodhet në grupin “D”, bashkë me Kolumbinë, Paraguaian dhe njërën prej kombëtareve midis Hondurasit dhe Kosta Rikas. (infOSport.mk)

Leave a Reply