Edin Xheko largohet nga Fenerbahçe! E joshin milionat arabe

Aventura e sulmuesit boshnjak, Edin Xheko, me Fenerbahçen mund të përfundojë pas vetëm një sezoni. Pasi mbërriti në kryeqytetin turk në verë nga Interi, sulmuesi boshnjak mund të kalojë në Arabinë Saudite.

Siç raporton portali “Sportam”, Al Hilal i trajnerit portugez Jorge Jesus ka shfaqur interesim për futbollistin boshnjak.

Arabët janë gati të plotësojnë tekat ekonomike të lojtarit, çka e bën operacionin të realizueshëm. Al Hilal me gjasë do të ofrojnë një pagë vjetore prej 11 milionë eurosh, propozim ky që vështirë se mund të refuzohet.

Xheko, i cili ka një kontratë me Fenerbahçen deri më 30 qershor të vitit 2025, tashmë i është hapur mundësia për të pranuar këtë ofertë përpara se të mbyllë njëherë e mirë karrierën e tij.

Xheko te Fenerbahçe është një lider i padiskutueshëm, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë edhe golat e tij. Gjithsej 18 gola dhe 5 asiste në 29 ndeshje të Superligës turke, aty ku avanson në listën e golashënuesve, duke lënë pas vetes Mauro Ikardin e Galatasarajit si dhe sulmuesin shqiptarë të Sivasspor, Rej Manaj. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply