EKSKLUZIVE, Xhemil Jahiji vazhdon karrierën në Kroaci

Xhemil Jahiji, i cili gjatë stinorit vjeshtorë luante me fanellën e KF Arsimit, karrierën e tij profesionale ka vendosur ta vazhdojë në Kroaci. Siç mëson ekskluzivisht infosport.mk, mesfushori shkupjan ka arritur marrëveshje me skuadrën kroate të Croatia Zmijavci, skuadër kjo që garon në Ligën e dztë kroate.

Jahiji te skuadra e re pritet të prezantohet të hënën, ndërsa i njëjti përmes një shkrimi në profilin e tij zyrtarë ka falënderuar tashmë ish klubin e tij, përfshirë këtu bashkëlojtarët, trajnerin dhe tifozët.

Ai nuk ka harruar gjithashtu edhe familjen e ngushtë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë për gjatë kësaj periudhe në futbollin profesionist që nga dita e parë, ndërsa siç thotë vetë ai, mirënjohja më e madhe shkon për të dashurën e tij, pa ndihmën e së cilës ndoshta nuk do të ishte këtu ku është sot.

Sot po mbyll një kapitull të veçantë të jetës sime. Po i them lamtumirë Arsimit dhe ligës maqedonase.

Jam mirënjohës që pata mundësinë të luaj me bashkëlojtarë kaq të mirë dhe që, me punën dhe përkushtimin tonë, arritëm të sigurojmë një pozicion të mirë në tabelë. Do të ishte mirë që edhe drejtuesit ta vlerësonin këtë, por ndoshta kjo është një temë për një herë tjetër. Unë besoj sinqerisht te këta djem dhe u uroj të gjitha të mirat në të ardhmen, sepse me të vërtetë e meritojnë!💪🏼🖤

Faleminderit bashkëlojtarëve të mi, trajnerit tim, tifozëve, familjes sime dhe të gjithëve që më kanë mbështetur që nga dita e parë… por mirënjohja më e madhe shkon për një person, të dashurën time. Asgjë nga këto nuk do të ishte e mundur pa të. Çfarëdo që të ndodhë, atë mirënjohje do ta mbaj gjithmonë me vete.

Faleminderit gjithashtu menaxherit tim të ri, Velibor, për përpjekjen dhe përkushtimin e tij të madh. Ai e bëri pjesën e tij në mënyrë të shkëlqyer dhe jam i lumtur që po e nisim së bashku këtë kapitull të ri me besim të plotë.

Po vazhdoj përpara – mirënjohës, krenar dhe gati për gjithçka që vjen më pas. 😍💪🏼⚽️” – ka shkruar në profilin e tij zyrtar 22-vjeçari Xhemil Jahiji, i cili për herë të parë tashmë do të provoj veten edhe jashtë vendlindjes së tij.

Kujtojmë, Jahiji ishte stërvitur me ekipin e të rinjëve të Shkëndijës, për të provuar më pas veten me ekipin e seniorëve të Voska Sport dhe Arsimit.

Leave a Reply