Çelzi huazon portierin Kepa te Sevilja!

Trajneri i Çelzit, Frank Lampard është shprehur i gatshëm ta dërgojë në huazim për sezonin e ardhshëm portierin Kepa Arrizabalagan, me Seviljën që duket si skuadra pretendente për të marrë shërbimet e 25 vjeçarit spanjoll.

Lampard është shumë i frustruar me paraqitjet që Kepa ka bërë këtë sezon dhe mendon se një sezon larg Londrës do ti ndihmojë spanjollit ta rikthejë formën e tij të vjetër.

Çelzi zakonisht kërkon skuadra që ti paguajnë pagën sa e marrin në Londër mirëpo tek Kepa duhet të bëjnë një përjashtim pasi në “Stemford Brixh” ai paguhet plot 150,000 sterlina në javë.

Leave a Reply