Njëri prej sulmuesve të Barcelonës transferohet në Premierligë

Për shkak minutazhit të vogël që po i jepet te Barcelona, sulmuesi spanjoll, Pako Alkaser është duke menduar largimin nga skuadra “katalunase”.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, Alkaser mund të transferohet te skuadra e Sautemptonit, drejtuesit e së cilës skuadër kanë shfaquar interesim për sulmuesin katalunas.

Menaxheri i skuadrës nga Premierliga, Maurisio Pellegrino është në kërkim të një sulmuesi për afatin kalimtar të dimrit, duke pasur parasysh se ky repart nuk ka bindur gjatë këtij sezoni, ku në 7 ndeshje kanë shënuar vetëm 5 gola.

Pellegrino beson në kualitetet e Alkaser, ndërsa edhe vetë sulmuesi spanjoll është i gatshëm të gjej një klub të ri pasi trajneri Ernesto Valverde nuk po llogaritë shumë në të. Përveç Sautemptonit ineteres që më herët për shërbimet e Alkaser kishte shfaqur edhe skuadra e Selta Vigos.

 

Leave a Reply