Kepa arrinë marrëveshje me Realin e Madridit

Portieri i Atletik Bilbaos, Kepa Arisabalaga ka nënshkruar parakontratë 6-vjeçare me Realin e Madridit, njofton “AS”, përcjellë “infOSport.mk”.

Kepa aktualisht është pjesë e skuadrës baske, me të cilët ka kontratë deri verën e këtij viti, mirëpo i njëjti kishte refuzuar për tu ulur në tavolinën e bisedimeve për vazhdimin e së njëjtës.

Në këtë mënyrë nuk është e qartë nëse Kepa do i bashkohet Realit të Madridit që tani në janar, apo ndoshta do të përfundoj sezonin aktual te Atletik Bilbao.

Sipas të përditshmes madrilene në marrëveshjen e Kepa-s me Realin ka dy opcione, ose t’ju bashkohet atyre tani, ose pas përfundimit të sezonit.

Trajneri i “mbretërve” Zinedin Zidan shpreson se 23-vjeçari do të jetë një konkurrentë i denjtë i Kejlor Navas për një vend titullari në portë.

Për momentin Kepa po rikuperohet nga një lëndim, ndërsa kalimi në “Santiago Bernabeu” do të publikohet vetëm kur ai të jetë 100% i rikuperuar.

Leave a Reply