Rabotniçki nisi përgatitjet

Pas Shkëndijës dhe Shkupit, është edhe Rabotniçki që ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Trajneri Goran Stankovski sot në hapësirat e klubit kishte bërë grumbullimin e parë të futbollistëve, ndërsa fytyrë e re ishte vetëm Bujamin Asani, ish futbollisti i FC Shkupit, që te “romantikët” vjen nga rradhët e skuadrës rumune të UTA Arad.

Përveç tij Rabotniçki gjatë stinorit pranveror do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e futbollistëve të rikthyer, Riste Jankov, Mario Stankovski dhe Bojan Miovski.

“Fillojmë me përgatitjet, ndërsa paralelisht do të pasojnë edhe përforcimet e skuadrës. Plani për punë veçmë është konfirmuar. Deri me 22 janar do të stërvitemi në Maqedoni, ndërsa më pas udhëtojmë për në Antali, ku edhe kemi caktuar katër ndeshje miqësore” – tha Stankovski në grumbullimin e parë të skuadrës për vitin 2018-të.

Deri me 22 janar fazën e parë të përgatitjeve Rabotniçki do ta zhvillojë në Maqedoni, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Antalias së Turqisë ku janë caktuar edhe 4 ndeshje kontrolluese, përmes së cilave trajneri Stankovski do të ketë një pasqyrë më të mirë rreth formacionit që do i besoj në stinorin pranveror.

Leave a Reply