Shkupi dhe Karabagu ndahen miqësisht

Shkupi gjatë ditës së sotme ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese në Antalia të Turqisë, ku për kundërshtarë kishte kampionin e katërfishtë të Azerbajxhanit, Karabagun, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja u mbyll me barazim pa gola, me të dyja skuadrat që zhvilluan një lojë të hapur me shumë raste shënimi, ku gjatë pjesës së parë spikasin rastet për “pëllumbat” nga Çairi, të cilët u kanosën me anë të Rron Brojas, Kristijan Stojkoskit, Ermedin Ademit dhe Shpend Asanit.

Pjesa e dytë u zhvillua me një ritëm më të ngadalshëm, ndërsa trajneri Nuhiu në këtë pjesë aktivizoi edhe futbollistët e tjerë që këtë ndeshje e nisën nga bankina.

Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë pas dy ditëve (27 janar), kundër ukrainasve të FC Stal.

Leave a Reply