Reali megjithatë do ti rris pagën Ronaldos

Drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që ti rrisin pagën Kristiano Ronaldo, me qëllim për të bindur portugezin që të qëndrojë edhe më tej në “Santiago Bernabeu”, shkruan gazeta “ABC”, përcjellë “infOSport.mk”.

Drejtuesit “madrilen” kanë bindur portugezin se nga vera paga e tij do të rritet dhe se nga sezoni i ardhshëm do të përfitojë 30 milion euro të pastërta, që do e afronin atë afër Nejmar.

Mirëpo edhe përkundër këtij fakti Ronaldo do mbetet pas Lionel Messi kur është në pyetje paga.

Muajve të fundit flitej me të madhe për largimin e Kristiano Ronaldos dhe se ndjehet i mashtruar nga Florentino Perez, i cili nuk ka përmbushur premtimin e tij për të rritur pagën e tij.

Leave a Reply