Autokomanda përplas dy ekipet më të mira të LPFM-së në pranverë!

Xhiroja e 25-të sjell edhe ndeshjen ndërmjet Skopjes dhe Shkëndijës së Tetovës.  I pari me të fundit gjithmonë vëndon liderin në rolin e favoritit, mirëpo tetovarë si duket janë të vetëdishëm se i pret detyrë e vështirë në fushë të Skopjes.

Fitorja në Autokomandë të Shkupit ka rëndësi të madhe për “kuqezinjët” për të ruajtur distancën prej 16 pikëve para Vardarit të vendit të dytë, ndërsa me triumf Skopjes do t’i ndalej seria pozitive në pranverë dhe shanset për mbijetesë sërish do të merrnin goditje të madhe.

Tingëllon çuditshëm, por pas Shkëndijës në pranverë pikërisht Skopje ka ecurinë më të mirë në kampionat dhe xhiroja e 25-të përplas ekipet e vetme që nuk njohin disfatën në vitin 2018. Kuqezinjtë vijnë me seri impresive prej 5 fitoreve me rradhë pa gol të pranuar, ndërsa do të ketë përballë Skopjen që në 6-të përballjet pranverore numërojnë dy triumfe dhe katër barazime, duke pranuar vetëm një gol në barazimin 1:1 me Renovën në fushë të tyre.

Takimi Skopje-Shkëndija luhet të dielën në Autokomandë, nga ora 15:00.

Leave a Reply