Komentuesi arab çmendet pas golit të Sallah: “O krenari e arabëve! Na trego artin tënd, na dhuro çmendurinë tënde” (VIDEO)

Mohamed Sallah ka pushtuar futbollin botëror me paraqitjet e tij, sidomos me atë që dhuroi mbrëmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Romës.

Nëse në Europë ai shihet si një prej yjeve më të shëndritshëm të futbollit, në botën arabe ai trajtohet si një idhull nga sportdashësit e shumtë.

Për ta kuptuar, mjafton të dëgjosh komentin në gjuhën arabe për “BeIn Sport” të ndeshjes së mbrëmshme. Komentatori kalon në delir në momentin që egjiptiani gjeti rrjetën për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, një moment që mund të hyjë në historinë e futbollit botëror.

Çfarë ka thënë? Monologu i tij përkthehet pak a shumë kështu:

“Ka hapësira dhe Sallah është në të majtën… Mohamed Sallah, gol apo jo? Sallaaaaaaah! Ohhhh! Çfarë është kjo? Çfarë është kjo, o Sallah? Sulltani i Premier Ligës në Angli. Ky është ai, ylli i futbollit egjiptian, krenari e sportit arab! Perfekt! Perfekt!

Ai ka magjepsur të gjithë arabët me këmbët e tij prej ari! Çfarë nate! Çfarë nate, çfarë nate! O Sallah, ti futbollist i klasit botëror! Goli i sezonit! Goli i sezonit! Ai goditi me të majtën, e dërgoi në këndin e sipërm! Këndin e sipërm, këndin e sipërm, pa mëshirë! Oh çfarë nate, t’i je fantastik!

O krenari e arabëve! Na trego artin tënd, na dhuro çmendurinë tënde! Torturuesi i tyre, vuajtja e tyre! Roma, ulu dhe admiro dëmet që ke pësuar!”. (vipsport.al)

Leave a Reply