Golat nga ndeshja finale, Bejll heroi i mbrëmjes (VIDEO)

Reali i Madridit bënë “hat-trik” edhe në Ligën e Kampionëve, duke çuar në 13-të numrin e përgjitshëm të titujve kampion në Ligën më prestigjioze europiane, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë vetëm Reali lë pas vetes gjithë skuadrat nga Anglia që deri më tani gjitha së bashku kanë fituar 12 tituj kampion në Ligën e Kampionëve, po aq sa kanë fituar edhe skuadrat nga Italia.

Më i merituar për trofeun e tretë të njëpasnjëshëm të Realit, ishte rezervisti Garet Bejll, i cili realizoi dy gola, ku vlen të përmendet ai i minutës së 64-të, kur në stilin gërshërë shënoi një ndër golat mëbtë bukur në historinë e Ligës së Kampionëve.

Sa u përket dy golave tjerë të “mbretërve”, ata erdhën falë gafave të pafalshme të portierit Karius, i cili fillimisht në minutën e 51-të i dhuroi golin e epërsisë Benzemas, që më pas në minutën e 83-të, të bëjë gafën e rradhës, kur i mundësoi uellsianit Bejll të shënoj edhe golin e dytë personal, që në fund u tregua si i fundit i këtij takimi për rezultat përfundimtarë, Reali i Madridit 3, Liverpulli 1.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply