Çfarë koinçidence! Ronaldo dhe Bejll shënojnë në të njëjtën kohë me gërshërë (VIDEO)

Real Madridi falë fitores 3:1 ndaj Liverpullit të shtunën në mbrëmje në Kiev arriti që të shpallet kampione e Europës. Ishte ky gjithsej titulli i 13-të i “mbretërve” në kuadër të Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve, i cili do të mbahet mend gjatë kohë, si nga rekordi i vendosur i “mbretërve” që tashmë tre vite me rradhë po sundojnë me futbollin europian, po ashtu edhe nga golat spektakolar të shënuar në stilin gërshërë nga Ronaldo dhe Garet Bejll.

Ky i fundit një gjë të tillë bëri në ndeshjen finale, teksa Ronaldo në ndeshjen çerekfinale kundër Juventusit në Torino. Mbi të gjitha ajo që përbënë lajm, është se të dy golat janë shënuar në minutën e 63-të.

Leave a Reply