FC Shkupi nesër në Çair mirëpret kampionët e Kosovës

Skuadra e FC Shkupit, nesër në stadiumin e Çairit do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve verore.

Kundërshtarë i “bardhekaltërve” nga Çairi do të jetë skuadra kampione e Kosovës, Drita e Gjilanit,që javën që vjen do të ketë edhe ndeshjen e parë në parakualifikueset e Ligës së Kampioneve kur do të përballet me FC Santa Coloma nga Andora.

Rikujtojmë Shkupi edhe Drita edhe para fillimit të sezonit pranveror zhvilluan një ndeshje kontrolluese në Shkup, e cila ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1.

Ndeshja Shkupi – Drita zhvillohet nesër (19.06.2018), me fillim në orën 17:00 në stadiumin e Çairit në Shkup.

 

Leave a Reply