Kolumbia fiton dhe Poloninë në shtëpi dërgon (VIDEO)

Kolumbia i ka mbajtur leksion futbolli Polonisë, duke mundur ekipin e sulmuesit, Levandovski me rezultatin 3:0 dhe duke dërguar në këtë mënyrë në shtëpi vetëm pas dy xhirove në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi, njofton “infOSport.mk”.

Ishte mbrojtësi i Barcelonës Jari Mina, ai i cili paralajmëroi fitoren e kolumbianëve me golin e shënuar 5 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa dy golat tjerë për kombëtaren e trajnerit Pakerman i shënuan Radamel Falkao (70’) dhe Huan Kuadrado (75’).

Ishte kjo fitorja e parë e Kolumbisë në këtë Botëror, me ç’rast tashmë renditet në pozitën e tretë në kuadër të grupit “H” me 3 pikë të tubuara, ndërsa në dy pozitat e para ndodhen Japonia dhe Senegali që kanë nga 4 pikë.

Kolumbia në xhiron e fundit do të përballet me Senegalin me 28 qershor, atëherë kur do të vendoset se cila prej këtyre dy Kombëtareve do të udhëtojnë për në fazën e dytë të garave në KB “Rusi 2018”.

Leave a Reply