Premierliga kampione e golave të shënuar në KB Rusi 2018

Deri më tani në ndeshjet e Kampionatit Botëror në Rusi janë shënuar 149 gola, ndërsa lufta për “Këpucën e Artë” momentalisht po zhvillohet në mes dy futbollistëve nga Premierliga angleze, Hari Kejn – Romelo Lukaku, të cilët kanë të shënuar 6, gjegjësisht 4 gola të shënuar.

Ndryshe Premierliga kryeson edhe renditjen e kontribuuesve të golave në Botërorin e Rusisë tani për tani, me një total prej 40 golash, ku përveç dyshes Kejn-Lukaku, kanë shënuar edhe 24 futbollistë të kombëtareve të ndryshme.

Në vendin e dytë është La Liga me 35 gola në total dhe plotë 20 futbollistë të ndryshëm që kanë shënuar, me Kristiano Ronaldon që edhe pse është eliminuar që në 1/8 e finales kryeson listën me 4 gola të shënuar, para dyshes së Atletiko Madridit, Diego Kosta-Antuan Grizman që kanë të shënuar nga 3 gola, po aq sa  Denis Çeryshev i Viljarrealit dhe Jari Mina i Barcelonës,

Në vendin e tretë të podiumit është kampionati elitarë francez (Ligue 1), me gjithsej 15 gola, ku fjalën kryesore e kanë dyshja e PSZH-së, Edinson Kavani dhe Kylian Mbape, me nga tre gola të shënuar, teksa vendi i katërt mbahet nga futbollistët që luajnë në Bundesligë, me 11 gola të shënuar nga 11 futbollistë të ndryshëm. “Seria A” mbyll TOP5-shin me një total prej 8 golash, një më shumë se Premierliga e Rusisë.

Leave a Reply