Juventus-Napoli dhe derbi “romak” në të njëjtën xhiro, shihni të gjitha datat e ndeshjeve derbi në “Serie A”

Pasi sot u hodh shorti i plotë i ndeshjeve të sezonit të ri 2018/2019 në “Serie A”, u bënë të ditur edhe gjitha datat e ndeshjeve derbi midis skuadrave të mëdha në futbollin italian.

Që në xhiron e parë shorti deshi që të ketë derbi, edhe atë midis Lacios dhe Napolit. Derbi i parë për kampionët në fuqi të Italisë është që në xhiron e dytë, kur në “Alianc Stadium”, bardhezinjtë do të mirëpresin Lacion e Strakoshës, Durmishit dhe Berishës.

Derbi romak do të zhvillohet kah fundi i shtatorit (30.09.2018), ndërsa gjatë sezonit pranveror në program është me 3 mars të vitit 2019-të. Po të njëjtën xhiro në program është edhe derbi midis dy skuadrave më të mira sezonin e fundit, Juventusit dhe Napolit.

Derbi “Della Madonina” do të luhet në kuadër të xhiros së 9 dhe 28, teksa derbi D’Italia në fillim të muajit dhjetor dhe kah fundi i prillit.

Për herë të parë në “Serie A” do të zhvillohen ndeshje  edhe gjatë krishtlindjeve, kur në program do të jetë derbi midis “neroaxurrëve” dhe “napolitanëve”.

Datat e të gjitha ndeshjeve derbi në “Serie A” për sezonin 2018/19:
Ndeshjet Xhirot Datat
LACIO – NAPOLI 1 dhe 20 19.08.2018 – 20.01.2019
NAPOLI – MILAN 2 dhe 21 26.08.2018 – 27.01.2019
MILAN – ROMA 3 dhe 22 02.09.2018 – 03.02.2019
ROMA – LACIO 7 dhe 26 30.09.2018 – 03.03.2019
JUVENTUS – NAPOLI 7 dhe 26 30.09.2018 – 03.03.2019
INTER – MILAN 9 dhe 28 21.10.2018 – 17.03.2019
NAPOLI – ROMA 10 dhe 29 28.10.2018 – 31.03.2019
LACIO – INTER 10 dhe 29 28.10.2018 – 31.03.2019
MILAN – JUVENTUS 12 dhe 31 11.11.2018 – 07.04.2019
LACIO – MILAN 13 dhe 32 25.11.2018 – 14.04.2019
ROMA – INTER 14 dhe 33 02.12.2018 – 20.04.2019
JUVENTUS – INTER 15 dhe 34 09.12.2018 – 28.04.2019
JUVENTUS – ROMA 17 dhe 36 22.12.2018 – 12.05.2019
INTER – NAPOLI 18 dhe 37 26.12.2018 – 19.05.2019

Leave a Reply