Efekti “Ronaldo”, kanali i Juves në “Youtube” më i ndjekuri muajin që lamë pas

Skuadra e Juventusit përcolli në mënyrën më të mirë muajin korrik. Skuadra kampione e Italisë ka regjistruar shikueshmërinë më të madhe në video kompaninë më të njohur “”YouTube”.

Kuptohet e gjithë kjo për efektin “Ronaldo”, i cili dukshëm kishte ngritur reputacionin e klubit torinez në të gjitha rrjetet sociale.

Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018-të, Juventusi në kanalin e “You Tube” ishte ndjekur nga 18.3 milion vizitorë, teksa ky numër në fund të muajit korrik ishte rritur në 36.3 milion, që i bie se vetëm brenda 31 ditëve të fundit kanalin e Juventusit e kanë ndjekur po aq vizitorë sa në të gjitha 180 ditët e para të këtij viti kalendarik.

Statistikat e “Deportes&Finanzas” tregojnë se Juventusi është klubi më i ndjekur në “YouTube”, i ndjekur nga Barcelona (31,9) dhe Reali i Madridit (24,4).

I dyti në mesin e skuadrave italiane që renditet pas “Zonjës së Vjetër”, është Interi, që gjatë muajit korrik ka regjistruar 2.8 milion vizitorë.

 

Leave a Reply