Interi të premten nënshkruan me Vidal

Mesfushori kilian i Bajernit të Munihut, Arturo Vidal do të transferohet te Interi, pohojnë mediat italiane. Zërat gjatë gjithë kohës e lidhin ish futbollistin e Juves me një transferim në “Xhuzepe Meaca”, ndërsa fundi gjithë atyre si duket do të ju vie të premten, kur pritet që mesfushori të arrijë në Milano për ti kaluar testet mjekësore dhe më pas të nënshkruajë me Interin.

Vitin e parë pritet që Vidal të luaj në formë huazimi te Interi, që më pas “zikaltërit” të blejnë kartonin e tij nga Bajerni i Munihut.

Interi në ndërkohë zyrtarizoi kroatin Sime Vrshaljko, i cili gjithashtu vitin e parë do të luaj në formë huazimi te skuadra “zikaltër”, me opcion për blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit.

Leave a Reply