Derbi ndeshjet lokal mbyllen me barazime, Vardari nuk ndalet

Dy ndeshjet derbi lokale në kuadër të javës së 9-të në elitën e futbollit vendor janë mbyllur me barazime, teksa Vardari ka vazhduar serinë e fitoreve, duke mundur Akademia Pandevin me rezultatin 3:0, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija në derbin e Tetovës barazoi 2:2 me Renovën, teksa në stadiumin e Çairit, FC Shkupi dhe Rabotniçki barazuan me rezultatin 1:1.

Me po të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja në Strumicë midis Bellasicës dhe Sileksit, teksa një fitore minimale, mirëpo me shumë vlera arriti Makedonija GJ.P që si vendas me rezultatin 1:0 mundi Pobedën.

LPFM, Java IX
Bellasica 1 – 1 Sileksi
Makedonija Gj.P 1 – 0 Pobeda
Shkëndija 2 – 2 Renova
Shkupi 1 – 1 Rabotniçki
Vardari 3 – 0 A. Pandev

Leave a Reply