Sonte Kosova mirëpret Maltën, “dardanët”mendojnë vetëm për fitore

Sonte përfaqësuesja e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” do të mirëpret Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve. “Dardanët” pas fitores së madhe kundër Ishujve Faroe, synojnë trepikëshin e radhës kundër maltezëve.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur, sepse interesimi për këtë ndeshje është tejet i madh nga qytetarët e Kosovës, madje, vetëm brenda pak orësh janë shitur gjitha biletat.

“Dardanët” tashmë tre ditë po përgatiten për këtë duel nga i cili të përzgjedhurit e trajnerit Çallandes synojnë fitore në mënyrë që të bëjnë hapin e madh për të “blinduar” vendin e parë në grup.

Atmosfera në kampin e Kosovës është jashtëzakonisht e mirë, dhe të gjithë futbollistët janë të gatshëm që të japin maksimumin për fitore në këtë ndeshje që pritet të sjellë një spektakël në tribunat e stadiumit ‘Fadil Vokrri’.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka konfirmuar së dyert e stadiumit do të hapen në orën 18:00, kurse ndeshja mes Kosovës dhe Maltës do të startojë në orën 20:45.

Leave a Reply