Valverde flet për rikthimin e mundshëm të Nejmar te Barcelona

Zërat për rikthimin e Nejmar në “Kamp Nou” kanë bërë bujë ditëve të fundit.

Klubi katalunas nuk bëri shumë për të shuar këto zëra, në një mënyrë duke lënë gjithçka të hapur.

Valverde ka thënë se mundësia për rikthim është pak e mundshme por nuk ka mbyllur të gjitha dyert.

“Secila pjesë e sezonit është e mirë për të folur rreth problemeve, mirëpo Nejmar aktivizohet me një skuadër tjetër. Është e gjitha spekulim” – ka thënë Valverde.

“Nuk është ende periudha e transferimeve kështu që nuk mund të flasim rreth këtyre gjërave.  Gjithçka mund të ndodh në futboll, por çështje ka pak gjasa. Nuk e di. Mbetet të shihet” – ka përfunduar trajneri i ‘katalunasve’.

Këto fjalë ishin në prag të ndeshjes që Barcelona të shtunën do ta zhvillojë ndaj Seviljës para tifozëve të vetë, ku me një fitore eventuale sërish do të shihte veten në  tabelës së klasifikimit në La Liga.

Leave a Reply