Shpërrthen Çelzi, gati të bëjë 5 goditje të bujshme

Çelzi dëshiron të luftojë për titullin kampion në Premierligë, ndërsa për të qenë konkurrent të denjtë, edhe vetë drejtuesit e skuadrës londineze e kanë kuptuar se duhet ndëhyrë në merkato. Ata javë më parë për shumën e 60 milion eurove siguruan shërbimet e mesfushorit të Borusia Dortmundit Kristian Pulishiç, të cilin e kanë huazuar menjëherë te skuadra gjermane deri në fund të sezonit.

Mirëpo ky transferim mund të mos jetë transferimi i vetëm i Çelzit në këtë afat.

Sipas asaj që shkruan ‘The Sun’, skuadra e miliarderit rus, Roman Abramoviç është në bisedime me 5 futbollistë shumë cilësorë, të cilët me siguri se do ndryshonin pasqyrën e Çelzit.

Fjala është për futbollistët si Elseid Hysaj, Mats Humels, Nikolo Barella, Mauro Ikardi dhe Gonzalo Higuain.

Transferimi eventual i këtyre emrave, pa dyshim se do të shndërronte Çelzin në një skuadër të papërmbajtshme, e cila do të rikthehej në garën për titull në Premierligë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply