Formacioni i Shkëndijës ndaj Makedonija GJ.P

Vetëm pas pak minutash në stadiumin e Gjorçe Petrovit, Shkëndija do të përballet me Makedonija GJ.P. Është kjo një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Shkëndijën që kërkon të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të ec sigurtë drejt titullit kampion.

Trajneri Osmani ka publikuar tashmë edhe formacionin me të cilin do të zbret në fushë, ndërsa për dallim nga ai që luajti kundër Vardarit, vërehen dy ndryshime. Vendin e Zija Merxhanit në anën e majtë do ta zë Gledi Mici, i cili nuk luajti për shkak 5 kartonëve të verdhë, ndërsa vendin e Egzon Bejtullait në qendër të mbrojtjes do ta zë Lerd Sadriu, anëtarë i përfaqësueses shpresa të Kosovës.

Leave a Reply