Sot starton sezoni i ri 2019/20 në elitën vendore!

Sot starton sezoni i ri garues në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Në xhiron e parë të kësaj kampanje të re, kampionët në fuqi, Shkëndija do të përballen në transfertë me Akademia Pandevin në Strumicë.

Shkupi e nis në Çair, ndërsa përballë ka të inkuadruarit në elitë, skuadrën e Borecit. Renova gjithashtu luan në Tetovë kundër Sileksit, ndërsa debutuesit e Struga Trim Lum zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Rabotniçkit.

Ndeshja e fundit e xhiros së parë në sezonin e ri do të zhvillohet nesër ndërmjet Vardarit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit. Të gjitha ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 17:30. /InfOSport.mk

Leave a Reply