Roma prezanton Zapakostan

Davide Zapakosta është futbollist më i ri i skuadrës së Romës. Mbrojtësi italian te “Ujkesha Romake” vjen nga rradhët e Çelzit, pjesë e së cilës skuadër ishte që nga vera e vitit 2017-të, shkruan “infOSport.mk”.

27-vjeçari  Zapakosta me Romën ka nënshkruar kontratë vetëm për 6 muaj, me mundësi vazhdimi  deri në fund të sezonit 2019/ 2020.

Në ndërkohë nga tabori i skuadrës angleze të Çelzit njoftuan se Zapakosta ka vazhduar kontratën me ata deri në vitin 2022.

Zapakosta te Roma do të veshë fanellën me numrin 2, ndërsa në këtë mënyrë rikthehet të luaj në “Serie A”, aty ku numëron 85 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Leave a Reply