Husmani flet për “infOSport.mk”, ka një mesazh edhe për Shkëndijën

Zeni Husmani gjatë ditës së sotme u prezantua te skuadra sllovene e Domzhale, aty ku njëherit kishte kaluar edhe momentet e tij më të mira të karrierës. Në një prononcim për “infOSport.mk”, futbollisti shqiptarë me origjinë nga Gostivari tregoi rreth rikthimit të tij në futbollin slloven, ndërsa gjithashtu foli edhe për aventurën që pati te Shkëndija.

“Jam shumë i kënaqur me kushtet që mi ofruan drejtuesit e Domzhales, por njëkohësisht edhe me mikpritjen. Domzhale dhe futbolli slloven për mua nuk janë diçka e panjohur, pasi këtu kam kaluar momentet më të mira të karrierës” – u shpreh Zeni Husmani, i cili lëshoi edhe një mesazh për klubin e futbollit Shkëndija, aty ku nuk është se pati ndonjë eksperiencë edhe aq të mirë.

“Me Shkëndijën u ndamë me marrëveshje të dyanshme. Realisht nuk ndjehesha mirë në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe kisha ambicie të tjera. Shkëndijës i dëshiroj sa më shumë suksese në të ardhmen” – përfundoi Husmani, i cili me Domzhalen ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë.

Leave a Reply