Edhe pse pa disa prej yjeve më të mëdhenj në skuadër, Reali i Madridit shënoi fitore 3:1 mdaj Valencias në gjysmëfinalen e parë të SuperKupës së Spanjës, që po zhvillohet në Arabinë Saudite, njofton “infOSport.mk”.
Toni Kros me një super gol direkt nga goditja e këndit në minutën e 16-të kaloi në epërsi Realin, skuadër kjo që falë golit të mesfushorit Isko në minutën e 39-të, pjesën e parë e mbylli me shifrat 2:0.
Në pjesën e dytë një tjetër super gol për “mbretërit, realioi Luka Modriç (66’), ndërsa rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Valencia 1, Reali i Madridit 3, e vendosi Daniel Pareho me golin e shënuar nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit.
Ndeshjet e SuperKupës së Spanjës nga ky vit po zhvillohen me një format të ri. Valencia u kualifikua si bartës i Kupës së Spanjës, ndërsa “madrilenët” falë pozitës së tretë që u ndalën sezonin e kaluar në La Liga, transmeton “infOSport.mk”.
Dy skuadrat tjera që do të luftojnë për këtë trofe, janë Barcelona dhe Atletiko Madridi, që sot në mbrëmje do të zhvillojnë gjysmëfinalen e dytë.
Ndeshja e madhe finale në program është të dielën.